Zemaj: Nuk lejoj që projekti Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë të jetë peng i neglizhencës
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando sot gjatë një takimi online kanë diskutuar mbi vazhdimin e implementimit të projektit “Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria italiane.
Projekti ka filluar në vitin 2009 dhe në mars të vitit 2010 është aprovuar buxheti me vlerë 3 milionë e 69 mijë e 900 euro, por që ka ngecur implementimi i tij.
Investimet që do të bëhen me këtë projekt synojnë ngritjen e kapaciteteve për Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Infeksionet Intra-spitalore.
Gjatë takimit u qartësua për zhvillimin tutje të këtij projekti me rëndësi të veçantë.
“Nuk do të lejoj që projekti “Përkrahja e sistemit shëndetësor në Kosovë” të jetë peng i neglizhencës”, ka shkruar ministri Zemaj në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:Me ambasadorin e Italisë, z. Orlando, në një takim online, kemi diskutuar vazhdimin e implementimit të projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria italiane.Projekti ka filluar në vitin 2009 dhe në mars të vitit 2010 është aprovuar buxheti me vlerë 3,069,900,30, por që ka ngecur implementimi I tij. Investimet që do të bëhen me këtë projekt kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve për Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe për Infeksionet Intraspitalore.Gjatë takimit u qartësua se si do të zhvillohet tutje ky projekt me rëndësi të veçantë. Nuk do të lejoj që projektit “Përkrahja e Sistemit Shëndetësor në Kosovë”, të jetë peng i neglizhencës.Faleminderit ambasador Orlando!Faleminderit Itali./Telegrafi/


