Please enter at least 3 characters.

Zelensky flet rreth suksesit të kundërsulmeve të ukrainasve

2023/06/zelensky.jpg
304:"Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy attends an interview with some of the Russian media via videolink, as Russia?s attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine March 27, 2022. Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS

Gjatë një interviste me NBC News, Volodymyr Zelensky ka folur për kundërsulmin e Ukrainës.

Ai tha se lajmet nga vija e frontit kanë qenë "përgjithësisht pozitive", por shtoi se situata është "e vështirë", raporton skynews.

Kundërsulmi është shumë i rëndësishëm për Ukrainën, jo vetëm për të rifituar territorin, por edhe për të dëshmuar se mbështetja miliardëshe e Perëndimit nuk po shpërdorohet.

"Populli ynë heroik, trupat tanë që tani ndodhen në frontin e parë ballë për ballë me rezistencën shumë të vështirë, dhe ne kuptojmë pse, sepse për Rusinë humbja e kësaj fushate kundër Ukrainës, do të thoshte, në fakt, humbje e luftës", tha ai.

Theksojmë se ukrainasit kanë nisur kundërsulmin e shumëpritur, ku deri më tani kanë çliruar rreth 100 kilometra/katrorë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/