Please enter at least 3 characters.

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënës së Ben Affleck

Janë bërë publike detaje të reja rreth vdekjes së Chris Anne Affleck, nënës së aktorëve Ben dhe Casey Affleck.

Sipas certifikatës së vdekjes, ajo ndërroi jetë më 2 qershor në shtëpinë e Ben Affleck në Los Angeles, si pasojë e një arresti kardiopulmonar.

Dokumentet tregojnë se Chris Anne vuante prej muajsh nga kanceri në pankreas, sëmundje që kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.

Ben Affleck me nënën

Ajo ishte 83 vjeçe dhe, sipas familjarëve, u nda nga jeta derisa ishte në gjumë.

Ish-mësuesja ishte diagnostikuar me kancer në dhjetor dhe mjekët i kishin dhënë rreth gjashtë muaj jetë.

Pak ditë para vdekjes, arriti të realizonte një nga dëshirat e saj të fundit, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të saj, Atticus.

Chris Anne Affleck ishte nënë e Ben dhe Casey Affleck, gjersa pas vdekjes la pas pesë nipër e mbesa. /Telegrafi/

Ben Affleck me nënën