Please enter at least 3 characters.

Zbulohet nofulla e krimbit të gjatë dy metra, që ka jetuar para 400 milionë vitesh (Foto)

2017/02/Zbulohet-nofulla-e-krimbit-të-gjatë-dy-metra-qe-ka-jetuar-para-400-milione-vitesh-foto.jpg
13:"© Luke Parry

Në Gjirin Hudson që ndodhet në Ontario të Kanadasë, është zbuluar nofulla e një krimbi gjigant që ka jetuar para 400 milionë vitesh.

Shkencëtarët që kanë hasur në fosilin e kësaj krijese të lashtë, e kanë krahasuar me ato të llojit të njëjtë dhe besojnë se ka mundur të jetë i gjatë dy metra, transmeton Telegrafi.

Krimbi mishngrënës i gjatë dy metra, që ka jetuar para 400 milionë vitesh

Gjallesa mishngrënëse, kishte dhëmbë të mëdhenj dhe trup të mbështjellë me qime, përmes së cilave kapte prenë dhe më pas e shqyente me lehtësi.

Duke marrë parasysh se ky është i vetmi fosil që është gjendur, nuk mund të thuhet arsyeja kryesore pse është rritur kaq shumë.

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, ky krimb ka qenë i rrallë dhe meqë kishte masë trupore, dominonte mbi rivalët dhe ushqehej më shumë se që duhej. /Telegrafi/