Zbulohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit nëse shkarkohet Fonseca
29/12/2024
Disa media të ndryshme në Itali kanë raportuar këtë mbrëmje që në rast se Milani vendos ta shkarkojë Paulo Fonsecan, atëherë Sergio Conceicao do të jetë kandidati kryesor për ta pasuar atë në stol. Këto thashetheme u shpërndanë me shpejtësi të madhe në Itali para ndeshjes me Romën në Serie A.Sky Sport Italia, Sport Mediaset, Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia kanë të njëjtin mesazh – pozita e Fonsecas është bërë shumë e dobët dhe ai mund të shkarkohet nëse nuk ka përmirësim rezultatesh.Sipas një raportimi nga Sportitalia, kjo ka ndodhur për shkak të një takimi tejet të tensionuar mes trajnerit Fonseca dhe Zlatan Ibrahimovic më herët gjatë ditës.


