Please enter at least 3 characters.

Zbulohen detajet e modelit BlackBerry Aurora

2016/01/merren-vesh-detajet-p-euml-r-blackberry-slider-venice_hd.jpg

Ditëve të fundit ka qarkulluar një fotografi e re në internet që thuhej se është e telefonit të ri BlackBerry, i destinuar për tregun indonezian. Tani, si duket pajisja njihet poashtu si BlackBerry Aurora.

Një foto për media e pajisjes së njejtë është shfaqur këtë mëngjes, në përputhje me pamjen që kemi parë dje.

Specifikat e pritura përfshijnë procesorin Snapdragon 425, RAM memorien prej 3GB, hapësirën ruajtëse prej 32GB, ekranin me 5.5 inç dhe baterinë prej 3,000 mAh.

Për më shumë, pajisja pritet të jetë telefoni i parë nga BlackBerry që do të vijë me mundësinë për integrimin e dy kartelave SIM.