Zbatohen rregullat e reja në Superkupën e Anglisë, Guardiola bëhet trajneri i parë që ndëshkohet me kartonë të verdhë
04/08/2019
Pep Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen finale të Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.
Gjyqtarët në Angli kanë filluar t'i zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga FIFA para nisjes së sezonit të ri.
Njëra nga rregullat e reja është zbatuar sot (e diel) në finalen e Superkupës së Anglisë në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Bëhet fjalë për ndëshkimin e trajnerëve dhe lojtarëve të bankës rezervë me kartonë të verdhë ose të kuq.
Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë nga gjyqtari Martin Atkinson, duke u bërë trajneri i parë që ndëshkohet me rregulla të reja.
Ndëshkimi i spanjollit erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes. /Telegrafi/


