Please enter at least 3 characters.

Zanetti për mungesën e Icardit në Botëror: Ai meritonte një shans

2018/06/Javier-Zanetti-Icardi-e1529413736599.jpg
223:"ROME, ITALY - SEPTEMBER 01: Javier Zanetti (C) with his teammate Mauro Icardi looks on before the Interreligious match for Peace at Olimpico Stadium on September 1, 2014 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Javier Zanetti mendon se Mauro Icardi duhet të ishte ftuar nga Përfaqësuesja e Argjentinës.

Por, legjenda e Interit është i bindur se sulmuesi zikaltër do të ketë një tjetër mundësi në të ardhmen.

"Tashmë e kam thënë dhe e përsëris: Mauro meritoi një shans për ata që ka bërë dhe po bën", ka thënë Zanetti nga Rusia.

(Foto; Getty Images)

"Do doja ta shikoja atë këtu në Rusi. Ai është  i ri dhe ka një të ardhme të madhe para tij. Ai do ketë një tjetër mundësi të jetë pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës".

"Sampaoli? Kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj, por i duhet kohë pasi kualifikimet ishin të vështira. Kishte një ndryshim trajneri dhe jo gjithçka mund të arrihet brenda natës".

"Ndeshja e ardhshme (ndaj Kroacisë) është një test i rëndësishëm", ka shtuar Zanetti.

Vlen të theksohet se mbrojtësi legjendar me përfaqësuesen është paraqitur në 144 ndeshje, por ka arritur të luajë vetëm në dy Botëror. /Telegrafi/