Please enter at least 3 characters.

Zaevit i urohet dita e flamurit kombëtar shqiptar (Foto)

2016/04/Zoran-Zaev-1-1.jpg

Propaganda politike dhe fjalori nacionalist i fushatës parazgjedhore në Maqedoni ka vazhduar edhe sot. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev kishte paralajmëruar dygjuhësi në Maqedoni dhe për këtë tani ai sulmohet nga aktivistë të OBRM-PDUKM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, në Strumicë sot janë shpalosur disa pankarta kundër dygjuhësisë që mbanin mbishkrimet

''Urime dita e flamurit. Mirësevjen dygjuhësia'', ''Ju uron Zoran Zaev'' shkruhej mes tjerash.

Kujtojmë, se parulla të njejta kundër Zoran Zaev ka pasur edhe më herët./Telegrafi/