Please enter at least 3 characters.

Ylli i Bayernit po e pret Arsenalin për një transferim në Londër

Tashmë është e sigurt se Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich këtë verë, pas tetë vitesh të suksesshme me klubin bavarez.

Mesfushori 31-vjeçar do të jetë i disponueshëm si transferim i lirë, çka e bën atë një objektiv shumë tërheqës për klubet elitare evropiane.

Interes për të kanë shfaqur Bayer Leverkusen dhe disa klube të mëdha nga Serie A, por vëmendja më e madhe vjen nga Liga Premier.

Arsenali kishte tentuar ta transferonte Goretzkën që në dimër, por ai vendosi të qëndronte në Mynih. Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, situata tani ka ndryshuar dhe një transferim në Londër është një mundësi reale nëse Arsenali paraqet ofertë konkrete.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po kërkon një mesfushor qendror dhe profili i Goretzkës i përshtatet plotësisht kërkesave të tyre.

Edhe Tottenham Hotspur ka shfaqur interes, por lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, gjë që aktualisht e bën të vështirë një transferim te Spurs.

Ndërkohë, Liverpooli dhe Atletico Madrid mbeten rivalët kryesorë të Arsenalit për transferimin e Goretzkas. /Telegrafi/