Please enter at least 3 characters.

Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë - valëviti flamurin e Palestinës gjatë festës së titullit

Festa e madhe e futbollistëve të Barcelonës pas fitimit të titullit kampion në Spanjë solli shumë momente të veçanta, por një skenë me Lamine Yamalin mori vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale.

Gjatë paradës tradicionale me autobus të hapur nëpër rrugët e qytetit, mes mijëra tifozëve të mbledhur për ta festuar titullin, nga turma u hodh drejt lojtarëve një flamur i Palestinës.

Në pamjet e publikuara nga parada shihet se Yamal e pranon flamurin pa hezitim, e merr dhe më pas e shpalos në pjesën e përparme të autobusit, duke e valëvitur para tifozëve që ndiqnin kolonën festive. Veprimi i tij u prit me entuziazëm në turmë dhe u komentua gjerësisht edhe online.

E gjithë parada u zhvillua në një atmosferë elektrizuese, me muzikë të lartë dhe festë të pandalshme, me lojtarët që shijuan një festë të merituar pas një sezoni të suksesshëm.

Kamerat kapën humorin e lartë të skuadrës, ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin katalanas TV3, Frenkie de Jong, i buzëqeshur, komentoi “çmendurinë” në rrugë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ekipi mori nga tifozët. /Telegrafi/