Please enter at least 3 characters.

Xhudo: Klubi Polici shkëlqen me gjashtë medalje në Grand Prix të Sllovakisë

2016/01/xhudo-klubi-polici-shk-euml-lqen-me-gjasht-euml-medalje-n-euml-grand-prix-t-euml-sllovakis-euml_hd.jpg

Kjo garë ndërkombëtare u mbajt në Banska Bystrica ku morën pjesë 10 shtete dhe gjithsej 400 garues, e ndër ta më të suksesshmit ishin xhudistët kosovarë nga klubi Polici, të udhëhequr nga trajnerët Mustafë Veseli dhe Anton Cena.

Xhudistët kosovarë fituan medalje në të gjitha kategoritë nën moshën 18-vjeçare, duke arritur kështu një sukses të madh ndërkombëtar për Kosovën. Në vazhdim mund t’i lexoni emrat e fituesve nëpër kategoritë përkatëse.

U11 – 34kg: Jon Veseli fitues i medaljes së artë.
U13 – 30kg: Dardan Cena fitues i medaljes së artë.
U13 – 55kg: Anes Veseli fitues i medaljes së artë.
U15 – 38kg: Art Veseli fitues i medaljes së artë.
U13 – 60kg: Diar Veseli fitues i medaljes së argjendtë.
U18 – 60kg: Ari Veseli fitues i medaljes së bronztë.
Muhamedin Veseli mbeti pa plasman.

/Telegrafi/