Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj shijon pushimet me fëmijët në Barcelonë: Faleminderit Zot

Foto: Instagram

Pas muajsh të mbushur me koncerte dhe angazhime muzikore, këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka vendosur të marrë një pauzë për t’iu dedikuar familjes dhe relaksit.

Destinacioni i saj këtë herë është Barcelona, një nga qytetet më të bukura dhe më të vizituara të Spanjës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Xhensila shihet e lumtur pranë dy fëmijëve të saj, Ajkës dhe Amenit, ndërsa të tre shfaqen duke shijuar kohën së bashku.

Foto: Instagram

Krahas pamjeve, këngëtarja ka zgjedhur një përshkrim të thjeshtë, por me shumë domethënie: “Faleminderit Zot”.

Këngëtarja, e cila ka vite që është ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, tashmë është e ndarë nga aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijët.

Edhe pse ndarja e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, Xhensila duket e fokusuar tek jeta e saj personale dhe tek roli si nënë, duke treguar se fëmijët mbeten prioriteti i saj kryesor.

Pushimet e saj në Barcelonë kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë mbushur me komente pozitive. /Telegrafi/