Please enter at least 3 characters.

Xhami i veturës u thye nga breshka që ra prej katit të 26-të (Foto)

2017/06/Xhami-i-veturës-u-thye-nga-breshka-që-ra-prej-katit-të-26-te-foto.jpg
14:"© Huanqiu.com

Pronari i paemëruar që kishte parkuar veturën në një rrugë në Ganzhou të Kinës, është befasuar kur ka gjetur xhamin e veturës të thyer nga një breshkë.

Forcat e rendit kanë filluar menjëherë hetimet, duke kontrolluar në çdo banesë pas katit të 15, nëse e kanë pasur këtë kafshë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Breshka që ra nga ndërtesa

Është gjetur se kjo breshkë ishte blerë vetëm një ditë më parë, derisa personi që e mbante atë në banesën që ndodhet në katin e 26-të, pretendon se i ka ikur.

“Nuk e kam ditur që mund të del nga kafazi dhe të futet poshtë rrethojave të ballkonit”, ka thënë pronari lidhur me rastin.

Mbetet të zbulohet nëse e kanë gjuajtur qëllimisht, apo vërtetë ka rënë vet. /Telegrafi/