Please enter at least 3 characters.

Xhaka: Kemi qenë me fat ndaj Portugalisë

2022/06/GetPaidStock.com-629dd1e85a139.jpg
273:"LISBON, PORTUGAL - JUNE 05: Granit Xhaka of Switzerland gestures during the UEFA Nations League League A Group 2 match between Portugal and Switzerland at Estadio Jose Alvalade on June 5, 2022 in Lisbon, Portugal. (Photo by Marcio Machado/Eurasia Sport Images/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Portugalisë ka marrë një fitore spektakolare ndaj Zvicrës me rezultat të thellë 4-0.

Portugezët zhvilluan një ndeshje fantastike ku kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola, por megjithatë fati nuk ishte në anën e tyre.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes duke thënë se e humbën takimin brenda pesë minutave.

“Kemi filluar mirë dhe më pas humbëm ndeshjen për pesë minuta. Si ekip mysafir, kemi lejuar që të luhet me kundërsulme ndaj nesh. Kjo nuk është dashur të ndodhë", tha Xhaka.

Tutje Xhaka u shpreh se ishin me fat pasi Portugalia ka mundur t'i shënoj dy apo tre gola të tjerë në pjesën e parë të kësaj sfide.

"Kemi qenë me fat në pjesën e parë që Portugalia nuk ka shënuar dy apo tre gola më shumë”, është shprehur Xhaka pas ndeshjes.

Portugalia ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Republikës Çeke, derisa Zvicra pret Spanjën në Stade de Geneve. /Telegrafi/