Please enter at least 3 characters.

Xhaka dhe Koscielny në dyshim për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Napolit

2019/04/Xhaka-Koscielny-e1554738357556.jpg
298:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 20: Laurent Koscielny of Arsenal celebrates after scoring his sides third goal with Granit Xhaka of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Crystal Palace at Emirates Stadium on January 20, 2018 in London, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Dyshja e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Laurent Koscielny, janë dyshimet më të mëdha për ndeshjen e pare të çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Napolit.

Arsenali do të ndeshet me Napolit të enjten nga ora 21:00 në Emirates, por kjo përballje pritet të jetë shumë e vështirë pasi do të ketë mungesa të mëdha.

Xhaka ka humbur ndeshjet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier pasi një lëndim në ijë, ndërsa Koscielny ka munguar në mënyrë të ngjashme në disa nga ndeshjet e Topçinjve dhe të dy pritet të mungojnë edhe ndaj Napolit.

"Nuk e di, Koscielny duhej të kthehej të dielën, por vetëm të shtunën e mësuam se nuk ishte e mundur të kthehej", ka thënë fillimisht Emery.

"Dua të jem pozitiv për të enjten, por kjo varet nga mënyra se si ai rikuperohet".

Xhaka dhe Koscielny duke festuar një gol të Arsenalit (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

"Për Xhakën është e njëjta gjë, ai është ende në dyshim për ndeshjen e të enjtes".

"Ne kemi lojtarë të tjerë, por e dimë që mund të bëjmë paraqitje të mirë, kemi fituar edhe në ndeshjet e mëparshme përkundër mungesave që kemi pasur", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/