Please enter at least 3 characters.

Xhaçka mbërrin në takimin e NATO-s në Bruksel, pritet të diskutohen pasojat e agresionit rus

2022/03/xhac.png

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka merr pjesë sot në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Në një postim në Facebook ku ka publikuar pamjet e mbërritjes së saj në takim, Xhaçka është shprehur se në takimi pitet të diskutohen pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas ministres, vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuara ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash. /Telegrafi/