Please enter at least 3 characters.

White: Pensionimi i McGregor nuk ka të bëjë me dëshirën e tij për t'u bërë aksionar në UFC

2019/03/DanaConor-1-e1553773306862.jpg
243:"TORONTO, ON - JULY 12: Conor McGregor shakes hands with UFC President Dana White during the Floyd Mayweather Jr. v Conor McGregor World Press Tour at Budweiser Stage on July 12, 2017 in Toronto, Canada. (Photo by Vaughn Ridley/Getty Images)
12:"Getty Images

Dana White ka thënë se pensionimi i Conor McGregor nuk ka të bëjë me dëshirën e irlandezit për të pasur aksione në UFC.

Njëri prej yjeve më të famshëm të MMA-së njoftoi të martën se po pensionohet nga artet e përziera marciale, ndërsa pati reagime të ndryshme, disa prej të cilave pohonin se kjo ishte taktikë për ta forcuar pozitën e tij në negociatat për të qenë njëri prej pronarëve të Ultimate Fighting Championship.

Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Veprime të ngjashme, 30-vjeçari kishte bërë edhe në të kaluarën duke e shfrytëzuar ‘pensionimin’ si një metodë për t’u bërë më i rëndësishëm.

Megjithatë, White thekson se nuk ka ndonjë lidhshmëri ndërmjet lajmit për pensionim dhe dëshirës së Conor për të pasur aksione në UFC.

"Shumë njerëz kanë spekuluar se (njoftimi për pensionim) ka ndodhur për shkak të bisedimeve. Mirëpo, ne nuk kemi negociuar aq fort'.

"Ai e tha atë (se dëshiron aksione në UFC) në Chicago. Unë e pashë (çfarë kishte thënë), ndërsa ai më dërgoi një mesazh në telefon", ka deklaruar White për TMZ. /Telegrafi/