WhatsApp publikon stickera për Vitin e Ri 2026, efekte për videothirrje dhe më shumë
Për të festuar Vitin e Ri 2026, WhatsApp ka publikuar ‘stickersa’ të reja, efekte të videothirrjeve, reagime të animuara dhe më shumë veçori festive.
WhatsApp ka shtuar një paketë të re ‘stickersa’ për vitin 2026 që përfshin ‘stickersa’ me temë feste për t'ua dërguar miqve dhe familjes suaj, transmeton Telegrafi.
Gjatë videothirrjeve janë të disponueshme efekte të reja të animuara, duke përfshirë fishekzjarrë, yje dhe konfeti, të cilat shfaqen si një mbivendosje.
Përdoruesit gjithashtu do të shohin reagime të veçanta kur reagojnë ndaj një mesazhi me emoji konfeti, transmeton Telegrafi.
Dhe së fundmi, ‘stickersa’ të animuara janë gjithashtu të disponueshme në përditësimet e statusit.
Ekziston gjithashtu një paraqitje e veçantë e vitit 2026 që mund të përdoret për përditësimet e statusit. /Telegrafi/


