Please enter at least 3 characters.

West Hami kërkon sulmues në Serie A, refuzohet për Piatekun dhe Belottin

2017/08/belotti.jpg

West Ham United ka bërë një ofertë prej 40 milionë euro për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin, por që është refuzuar.

Skuadra e Ligës Premier duhet ta zëvendësojë Marko Arnautovicin, i cili po kërkon një lëvizje diku tjetër, ka shumë gjasa të shkojë drejt Kinës.

Ata kishin për qëllim në fillim sulmuesin e Genoas, Piatek, duke ofruar 40 milionë euro, plus bonuset.

Krzysztof Piatek (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Klubi londinez është refuzuar dhe nga Genoa për Krzysztof Piatekun.

Sipas Sportitalia, ata e kanë kthyer fokusin drejt një tjetër lojtari të Serie A, drejt Andrea Belottit të Torinos.

Belotti

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 100 milion euro dhe Torino e ka hedhur poshtë propozimin prej 40 milion eurove.

Torino thotë se sulmuesi nuk është në shitje në këtë afat kalimtar të janarit. /Telegrafi/