West Hami dhe Arsenali luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
West Hami dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 29-të në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafir të rivalëve të tyre londinez në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 16:00 në Olympic Stadium të Londrës.
Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë ndeshje me një formë pozitive me dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i marrë tri pikët e radhës.
Në anën tjetër, vendasit e David Moyes kanë rënë paksa nga forma në ndeshjet e fundit, por do të tentojnë për rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
West Ham: Fabianski; Coufal, Dawson, Diop, Creeswell; Soucek, Rice; Bowen, Lingaard, Benerama; Antonio;Arsenal: Leno; Chambers, Luiz, Mari, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Aubameyang; Lacazette; /Telegrafi/


