West Ham pret Chelsean në derbin londinez, formacionet zyrtare - Blutë startojnë me pesë transferime të janarit
11/02/2023
West Ham United është nikoqir i Chelseat në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.
Derbi londinez i gjen dy skuadrat në një moment aspak të mirë dhe larg pritshmërive nga fillimi i sezonit.
Vendasit ndodhen në pozitën e 17-të në tabelë, derisa mysafirët në të nëntën.
Tre pikët janë mëse të nevojshme si për West Hamin ashtu edhe për Chelsean dhe dueli në London Stadium pritet të jetë tejet i zjarrtë.
Formacionet zyrtare:
West Ham United: Fabiansi, Coufal, Kehrer, Ogbona, Aguerd, Emerson, Rice, Paqueta, Benrahma, Bowen, Antonio.
Chelsea: Kepa, James, Thiaago Silva, Badiashile, Cucurella, Enzo, Madueke, Joao Felix, Loftus-Cheek, Mudryk, Havertz.
/Telegrafi/


