Please enter at least 3 characters.

West Ham dhe Newcastle në garë për transferimin e Jesse Lingard

2022/01/GettyImages-1237649640-scaled-1.jpg
285:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 10: Jesse Lingard of Manchester United in action during the Emirates FA Cup Third Round match between Manchester United and Aston Villa at Old Trafford on January 10, 2022 in Manchester, England. (Photo by Ash Donelon/Manchester United via Getty Images)
32:"Manchester United via Getty Imag

Jesse Lingard është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe ende asgjë nuk ka të re sa i përket rinovimin.

Mesfushori anglez vazhdon të mos ketë hapësira te Djajtë e Kuq edhe pse në verë skuadra nga Old Traford nuk e lejoi largimin e tij.

Por kur jemi dy javë deri në fund të afatit kalimtar të janarit, dy skuadrat nga Liga Premier, West Ham United dhe Newcaslte janë duke tentuar transferimin e mesfushorit ofensivë.

Daily Star ka raportuar se për momentin Newcastle duket favorite, pasi skuadra e Eddie Howe është gati të ofrojë tre milionë funte tani në drejtim të United për ta fituar garën për Lingard.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje me Djajtë e Kuq në një total prej vetëm 273 minutash dhe ka shënuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Lingar edicionin e kaluar ishte i huazuar për gjashtë muaj te West Ham United, ku tregoi formë të lartë pasi në 16 ndeshje shënoi nëntë gola e dhuroi pesë asistime. /Telegrafi/