Please enter at least 3 characters.

Warren: Fury do t’ia bëjë edhe Joshuas atë që ia bëri Wilderit

2020/02/DeontayFury-1.jpg
268:"LAS VEGAS, NEVADA - FEBRUARY 22: Tyson Fury enters the ring prior to the Heavyweight bout for Wilder's WBC and Fury's lineal heavyweight title against Deontay Wilder on February 22, 2020 at MGM Grand Garden Arena in Las Vegas, Nevada. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Promovuesi i Tyson Furyt, Frank Warren, thotë se Gypsy King do t’ia bëjë edhe Anthony Joshuas atë që ia bëri Deontay Wilderit në meçin për titullin e botës në divizionin WBC.

AJ i mban titujt WBA, WBO dhe IBF, ndërsa gjithmonë është folur për duelin e unifikimit të titujve dhe shpalljes së kampionit të padiskutueshëm.

Dhe tashmë po flitet për duelin e madh britanik që mund të ndodhë në të ardhmen, megjithatë Joshua e ka të caktuar përballjen e detyrueshme për titullin IBF ndaj Kubrat Pulev (më 20 qershor që pritet të shtyhet për në vjeshtë).

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, edhe Fury do ta zhvillojë meçin e trilogjisë kundër Wilderit që po ashtu pritet të ndodhë në muajin tetor. Ndërsa në një intervistë për Express Sport, Warren ka thënë se shpreson që dueli të ndodhë në shkurt të vitit 2021 dhe e ka treguar versionin e tij se çfarë pre që të ndodhë në atë përballje.

“Tyson do t’ia bëjë Joshuas të njëjtën gjë që ia bëri Wilderit. Ajo që njerëzit harrojnë për Furyn është se ai ka një nofull shumë të fortë (që u bën ballë goditjeve të fuqishme)”.

“Ka një tru të shkëlqyer boksi, ka shpejtësi të madhe në duar, lëvizje të mrekullueshme me këngë, është i guximshëm, e kemi parë duke u ngritur nga dyshemeja”.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“E kemi parë duke bërë gjithçka, ndërsa AJ ishte tmerrësisht i ekspozuar ndaj Andy Ruiz Jr.”, ka thënë Warren duke shtuar se Tyson ka goditje më të fortë se Joshua, edhe pse ky i fundit i ka 21 fitore me nokaut nga totali prej 23 triumfesh. /Telegrafi/