Please enter at least 3 characters.

Wanda Nara: Klubi duhet ta mbështet Icardin, pasi disa gjëra të këqija po vijnë nga brenda

2019/02/GettyImages-1052708138.jpg
273:"MILAN, ITALY - OCTOBER 21: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale embraces his wife Wanda Nara at the end of the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Gruaja dhe agjentija e Mauro Icardit, Wanda, ka folur për disa gjëra rreth sulmuesit të Interit.

Ajo tha se nuk e ka telefonuar kurrë klubin që t'i detyrojë për rinovimin  kontratës.

"Kur shoqëria me telefonoi, u takuam për t’u njohur më mirë dhe për të folur për disa gjëra të tjera".

Mauro Emanuel Icardi e Wanda Nara (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

"Do të doja që Mauro të mbështetej më shumë nga klubi, sepse ndonjëherë të këqijat po vijnë nga brenda".

"Interi është prioritet, por unë kurrë nuk e kam telefonuar klubin. Nuk kemi pse të ngutemi pasi kemi edhe dy vite e gjysmë në kontratë”.

Ajo u pyet edhe për mungesën e golave të Icardit, por që tha se nuk është shërbyer aq shumë kohëve të fundit.

“Mungesa e golave? Nuk mund të flas për këtë, Mauro gjithmonë ka shënuar".

Mauro Icardi e Wanda Nara (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

"Në Parma Lautaro shënoi edhe për meritë të një lëvizjeje të zgjuar të Icardit, që duhet pranuar është shërbyer pak në këtë periudhë".

"Ndoshta Spalletti duhet ta aktivizonte më herët Lautaron. Trajneri mund të përfitojë që ata janë miq dhe nuk kanë rivalitet", deklaroi gruaja dhe agjentja e kapitenit të Interit. /Telegrafi/