Please enter at least 3 characters.

Wanda: Ata ishin në gjendje t'ia merrnin shiritin e kapitenit dhe penalltitë, por jo dhe dëshirën për të luajtur për Interin

2019/04/Mauro-Icardi.jpg
298:"FROSINONE, ITALY - APRIL 14: Mauro Icardi of FC Internazionale competes for the ball with Lorenzo Ariaudo of Frosinone Calcio during the Serie A match between Frosinone Calcio and FC Internazionale at Stadio Benito Stirpe on April 14, 2019 in Frosinone, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ashtu si çdo fundjavë Wanda Nara ishte e ftuar edhe këtë herë në emisionin e famshëm italian, Tiki Taka.

Edhe një herë gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit nuk harroi të thumbojë klubin zikaltër, duke thënë se pavarësisht se 26-vjeçari nuk është kapiten i skuadrës dhe nuk është më gjuajtësi i vetëm i penallti, ai ka ende dëshirë për të luajtur për skuadrën nga Milano.

"Ata ishin në gjendje t'ia merrnin shiritin e kapitenit dhe penalltitë, por jo dhe dëshirën për të luajtur për Interin", ka thënë Wanda për Tiki Taka.

“Icardi ishte i pari që e përshëndeti Perisicin. Ai me shumë mundësi ia kërkoi penalltinë dhe Mauro i tha 'po'. Por, nuk do të thotë se është e nevojshme që ata të jenë shokë", ka shtuar Wanda.

Nuk duhet harruar se në këtë ndeshje që Interi e fitoi me rezultat 3-1, Icardi asistoi te goli i fundit në ndeshje i shënuar nga Matias Vecino. /Telegrafi/