Please enter at least 3 characters.

Vuçiq proteston te Stoltenberg për vizitën e Thaçit në Ujman

2018/09/jens-stoltenberg.png

Pas pranisë së forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Burime pranë kabinetit të kreut të shtetit serb, i kanë thënë Tanjugut, se preidenti Vuçiq “shprehu protestën e tij lidhur me veprimin e pamëshirshëm të Hashim Thaçit dhe udhëheqjes së Prishtinës”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës ku ka vizituar Liqenin e Ujmanit.

Thaçi për gjysmë ore ka lundruar me barkë në Liqenin e Ujmanit ku ka vizituar edhe piken kufitare në Bërnjak.

Ndërsa, mediat serbe kishin raportuar se Njësitë Speciale të Kosovës kanë ndërhyrë dhe kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit.

Presidenti serb Vuçiq, pas këtij lajmi, kishte urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe, kurse minsitri i Brendshëm, mobilizimin e Policisë Serbe. /Telegrafi/