Please enter at least 3 characters.

Vriten katër persona në një spital në Gjermani

2021/04/Tan2021-4-28_235542344_0-750x500-1.jpg

Policia gjermane ka arrestuar një grua (51) e cila dyshohet të ketë vrarë katër persona në një klinikë në Potsdam të mërkurën, njoftoi media gjermane.

Një zëdhënës i policisë së shtetit Brandenburg tha se policia u thirr në klinikë rreth orës 21:00. Ata gjetën katër të trupa pajetë dhe një të plagosur rëndë, raporton reuters.

Gazeta lokale, Potsdamer Neueste Nachrichten raportoi se viktimat ishin pacientë në spital dhe gruaja e ndaluar ishte e punësuar.

E përditshmja Bild njoftoi se krimi ndodhi në një strukturë për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Historiku i kësaj vrasje është ende i paqartë dhe hetimi është ende në vazhdim. /Telegrafi/