Please enter at least 3 characters.

Vrasja në Prishtinë, nga një muaj paraburgim për dy persona të dyshuar

2019/05/auto-gjykata-710x4411514886408.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim për të pandehurit A.S. dhe B.S.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se i pandehuri A.S. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, transmeton Telegrafi.

"Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se më 6 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë", thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/