Vrasja e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, detaje nga ngjarja e rëndë
07/10/2025
Dje ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Një gjyqar ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.
Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha.
Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit.
Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo.


