Vranët dhe me shi
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
15/05/2024
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende - vende parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. /Telegrafi/


