Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe me shi

2024/04/Mot-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/