Vranët dhe me diell, pasditja në disa zona me riga shiu
16/07/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të jetë pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se në disa zona parashihen riga lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26 dhe 30 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar. /Telegrafi/


