Please enter at least 3 characters.

Vranësira dhe intervale kthjellimesh në Shqipëri, shi në disa zona

2024/06/moti-4-780x439-1.jpg

Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime.

Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta, duke lënë zonat bregdetare pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit, raporton Tch.

Era do të fryjë e lehtë paradite deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.