Please enter at least 3 characters.

Vokrri: Takimi me Platinin, kësaj radhe ndryshe

2016/01/vokrri-takimi-me-platinin-k-euml-saj-radhe-ndryshe_hd.jpg

Krerë të FFK-së edhe më parë kanë pasur takimi me Platinin por kësaj radhe, ky takim do të jetë pak më ndryshe. “Kësaj radhe do të jetë takim ndryshe sepse do të jetë takim zyrtar. Do të bisedohet për të kaluar pengesat që kemi në mënyrë që të përgatitemi për pranim sa më parë në instancat ndërkombëtarë”, ka thënë Fadil Vokrri në një prononcim për Gazetën ‘Olle’.

Palët janë dakorduar që të vazhdohet me takime të nivelit të lartë, në mënyrë që të përgatitet FFK-ja për anëtarësim në UEFA, përkatësisht për përgatitjen për aplikim dhe tejkalimin e pengesave ligjore dhe statutare për pranim të FFK-së në këtë institucion.