Vogëlushja i bën njerëzit të qeshin: Pse të hash tortë me karota është e shëndetshme
Një vajzë katërvjeçare nga Alberta, Kanada, është bërë një sensacion në internet pasi dha argumente të pa rezistueshme për ngrënien e tortës me karota.
Në një video simpatike të postuar në TikTok, vogëlushja Winslow, e njohur si Winnie, ulet në tryezë me nënën e saj Cortni Engler (34) dhe motrën më të madhe Londyn (6).
Familja ishte në restorantin e tyre të preferuar kur Winnie vendosi të shpjegojë pse është në fakt e shëndetshme dhe e mirë të hash një copë tortë me karota.
@cortnilynnengler Winnie’s dissertation on carrot cake, PhD pending… #fyp#carrotcake#dessert#outofthemouthsofbabes♬ original sound - cortnilynnengler
“Është tortë dhe karota, prandaj karota është e shëndetshme për ty!” tha me besim ndaj nënës, duke shtuar se një copë e tërë do t’i “përmirësonte barkun”.
Situata u bë edhe më argëtuese sepse Winnie pak para ëmbëlsirës kishte thënë se i dhemb barku dhe nuk mund të hante darkën.
“Kur mbërriti torta me karota, ishte shumë qesharake ta shihje duke e ngrënë,” rrëfeu Engler. “Pjesa më e mirë ishte kur më tha që ende nuk i kishte kaluar dhimbja e barkut, prandaj donte të hante të gjithë tortën. Kur i shpjegova se ngrënia e të gjithë tortës do t’i ndihmonte, vetëm ngriti supet dhe tha: ‘Me shumë gjasa”. /Telegrafi/


