Please enter at least 3 characters.

Vogëlushi ka lindur me flokë të thinjura

2022/11/18f24633-cae9-4163-8041-5ac0168c2899.jpg

Një foshnjë e lindur në Hungari i befasoi mjekët për shkak të flokëve të thinjura me të cilat lindi.

Domethënë, vogëlushi i quajtur Bence në momentin e lindjes peshonte rreth 5400 gram dhe ishte i gjatë rreth 54 centimetra.

Por mjekët më së shumti u befasuan nga flokët tërësisht të thinjura, për këtë arsye i vunë nofkën Princi i Vogël.

Mjekët fillimisht menduan se djali ishte albino, por rezultoi se flokët e tij thjesht nuk kishin pigment.

Për këtë rast kanë shprehur mendimin e tyre mjekë nga e gjithë bota, të cilët përgjithësisht besojnë se flokët e tij aktualisht janë pa pigment dhe se pas disa vitesh do të errësohen. /Telegrafi/