Vlerësim i lartë për Taekwondon kosovare (Foto)
Është kjo hera e parë që një sportist apo punëtor sportiv nga Kosova arrin këtë nivel.
Duke u bazuar në punën e tij e cila u finalizua me pranimin në Federatën Botërore dhe duke çmuar angazhimin e tij në përgatitjen e sportistëve më të dalluar të Kosovës, Nuhi Gashi, është ftuar të pranojë çmimin e anëtarësisë në këtë institucion.
Ndërsa, për shkak të prapavijës së jashtëzakonshme në rezultatet sportive, Durim Berisha është bërë pjesë e sportistëve më të dalluar në histori të këtij sporti. Berisha është ndër të vetmit sportist në botë që ka arritur të sigurojë medalje në pesë kategori të ndryshme të garave në një periudhë brenda 5 viteve. Përndryshe Berisha është sportisti i parë i cili ka fituar medalje për Kosovën në aktivitetet zyrtare të Federatës Botërore të Taekwondo-së.
Ceremonia zyrtare për vitin 2015 do të mbahet më 25 Shtator 2015 në Zagreb të Kroacisë. /Telegrafi/


