VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet
VLEN akuzon BDI-në se po krijon panik lidhur me projektin për bulevardin “Hasan Prishtina”, duke thënë se vetë e kishte lënë atë të parealizuar. Sipas Astrit Iljazit, projekti u promovua që në vitin 2021, ndërsa në vitet 2023 dhe 2024 ende po flitej për përgatitjen e dokumentacionit.
Iljazi thotë se edhe Enti Shtetëror i Revizionit kishte konstatuar se për tre bulevardet, përfshirë “Hasan Prishtinën”, nuk ishin lidhur kontrata për realizim.
“Të mos ketë asnjë dilemë. Bulevardi “Hasan Prishtina” nuk është anuluar dhe do të ndërtohet. Projekti mbetet dhe zgjidhja do të vazhdojë. Ashtu siç do të përfundojë aksi nga Momin Potoku deri te “Slloveneçka”, puna do të vazhdojë edhe me bulevardin “Hasan Prishtina”, përmes Vizbegut. Hap pas hapi, por pa e lënë rrugën në gjysmë, siç bëri BDI-ja”, tha Astrit Iljazi.


