Please enter at least 3 characters.

VLEN: Bashkimi ynë hap epokën e barazisë reale për shqiptarët

VLEN
VLEN
VLEN

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se "e mirëkuptojnë panikun në BDI, i cili sipas tyre buron nga një realitet i ri politik".

"Më 9 maj u dëshmua e kundërta e asaj që është propaguar për dy vite: VLEN jo vetëm që nuk u shpërbë, por u bashkua në një subjekt të vetëm politik. Pesë parti në një strukturë të përbashkët përbëjnë një arritje historike dhe një forcë të re, më të konsoliduar".

"Në këtë kontekst, edhe përpjekjet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për të unifikuar partitë e të ashtuquajturit koalicion AKI në një subjekt të vetëm politik, kanë dështuar që në nisje, duke u përballur me refuzim të qartë nga partnerët e tij politikë, një tjetër dëshmi e krizës së brendshme të këtij kampi".

"Në njërën anë është VLEN, me vizion të qartë për reforma dhe zhvillim; në anën tjetër BDI, e pareformuar dhe e zhytur në skandale. Kjo përballje mes të resë dhe të vjetrës do të përcaktojë drejtimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve".

"Pika qendrore e VLEN është shqiptari në Maqedoninë e Veriut: dinjitoz, i barabartë dhe institucionalisht i fuqishëm. Angazhimi ynë është për përfaqësim real në të gjitha institucionet dhe për barazi që ndihet në praktikë, jo vetëm në letër", thonë nga VLEN.