Please enter at least 3 characters.

Vjen edhe episodi i dytë i serialit “Schengen Visa”

2018/04/visa.png

Dje (e martë) ka nisur transmetimi i i serialit “Schengen Visa”, me ç’rast është dhënë episodi i parë.

Pilot seriali, i cili ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut, tash do të jepet në formë të plotë si serial me 24 episode.

Ky serial pritet të vijë në 24 episode tejet komike që tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e adhuruesve për shkak të reflektimit të realitetit të hidhur të pritjeve nëpër ambasada për Viza.

“Shengen Visa” do të shfaqet çdo të martë nga ora 20:10 në RTK.

Në videon e mëposhtme ju ftojmë ta shikoni episodin e parë që shënon fillimin e serialit “Schengen Visa”.