Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në Podujevë, i marrin nga vetura një telefon, dy pasaporta dhe para

2019/12/vjedhje-e-veturave.png

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur, nga vetura e tij iu është vjedhur një iphon 7, dy pasaporta si dhe para të gatshme.

“Sipas ankuesit vetura nuk ka qenë e mbyllur me qelës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/