Vjedhje e traktorit në Viti – policia nis hetimet
29/05/2025
Një qytetar nga Komuna e Vitisë ka raportuar në polici rastin e një vjedhjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar kanë vjedhur një mjet bujqësor – traktor.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar hetimet lidhur me rastin dhe autoritetet janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Ndryshe, policia thekson se rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”. /Telegrafi/


