Please enter at least 3 characters.

Vjedhje e rëndë në një banesë në Gjorçe Petrov të Shkupit

2017/11/vjedhje-e-rende_1495802256-8465675-1200x630.jpg

Stoli ari, para, pistoletë “Brunser –Kompakt” e kalibrit nëntë mimilemtra dhe karikator me 14 plumba, janë vjedhur dje nga një banesë në Gjorçe Petrov.

Policia kumtoi se rastin e ka paraqitur pronari i banesës Z.R (52).

Pas vjedhjes, personi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri prej rreth 184.000 denarësh.

Nga Policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/