Please enter at least 3 characters.

Vjedhje e rëndë në Gjilan, vidhen 12 mijë euro nga kasaforta në një qendër tregtare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një menaxhere e një qendre tregtare ka raportuar se tre persona të panjohur dhe të maskuar duke përdorur forcën fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe kanë hapur derën e kasafortës dhe kanë arritur të vjedhin rreth 12.000 euro para të gatshme.

Rasti ka ndodhur në Gjilan.

“Rr ‘Lidhja e Prizrenit’, Gjilan 21.05.2026 – 03:13. Ankuesja menaxhere në një qendër tregtare, ka raportuar se tre persona të panjohur dhe të maskuar duke përdorur forcën fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe kanë hapur derën e kasafortës dhe kanë arritur të vjedhin rreth 12.000 € para të gatshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/