Please enter at least 3 characters.

Viti i supergolave në Ligën Premier, këto janë 10-të më të mirat e vitit (Foto/Video)

2016/12/vardy-kryesore-e1483195159114.jpg

Viti 2016 ka sjell shumë befasi në kampionatin anglez të futbollit, ndër to edhe shumë gola që rrallë shihen.

Liga Premier ka qenë dëshmitar i shumë supergolave të shënuara nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2016, përcjell Telegrafi.

Ky vit na ka dhuruar gola të bukur të shënuar nga largësia, nga goditjet e forta apo edhe nga akrobacionet, ku tifozët shpeshherë kanë mbetur të shtangur.

Megjithatë, tifozët anglez kanë zgjedhur të bëjnë një sondazh, ku goli më i mirë i vitit është zgjedhur ai i Jamie Vardyt ndaj Liverpoolit, ndërsa në ‘Top 10’ gjendet edhe dy gola të Dimitri Payet dhe perla e Henrikh Mkhitaryan që u shënua së fundmi. /Telegrafi/

10.Paul Pogba, Swansea 1-3 Manchester United - 6 Nëntor

9.Sadio Mane, Arsenal 3-4 Liverpool - 14 Gusht

8.Jordan Henderson, Chelsea 1-2 Liverpool - 16 Shtator

7.Dimitri Payet, West Ham 2-2 Crystal Palace - 2 Prill

6.Harry Kane, Tottenham 2-2 Arsenal - 5 Mars

5.Eden Hazard, Liverpool 1-1 Chelsea - 11 Maj

4.Dimitri Payet, West Ham 1-1 Middlesbrough – 1 Tetor

3.Dele Alli, Crystal Palace 1-3 Tottenham - 23 Janar

2.Henrikh Mkhitaryan, Manchester United 3-1 Sunderland - 26 Dhjetor

1.Jamie Vardy, Leicester 2-0 Liverpool - 2 Shkurt