Please enter at least 3 characters.

Vitamina E, një lloj truproje për lëkurën

2016/01/vitamina-e-nj-euml-lloj-truproje-p-euml-r-l-euml-kur-euml-n_hd.jpg

Vitamina E është një lloj truproje për lëkurën, pengon depërtimin në qeliza të lëndëve të panevojshme. Ajo e mbron lëkurën nga veprimi i radikalëve të lirë (molekula shkatërruese shumë të imta, që formohen në qeliza, kur njeriu pi duhan ose nxihet në diell). Radikalët e lirë janë si një... elefant, që ka hyrë në dyqanin e enëve të kuzhinës; i shkaktojnë shumë dëme qelizave.

Vitamina E shkatërron molekulat e dëmshme, në mënyrë që asgjë të mos e pengojë rinovimin e lëkurës. Ajo gjithashtu reflekton rrezet ultravjollcë.

Parimi i veprimit: vitamina E mbron qelizat, duke penguar shkatërrimin e tyre.

Treguesit: më mirë vepron e kombinuar me lëndë të tjera, (bie fjala, me vitaminë C). Kur përzihen bashkë, efektiviteti i këtyre vitaminave rritet dyfish. Kur ju përzieni një pjesë të vitaminës C me një pjesë të vitaminës E.
Vetë vitamina E nuk sjell dobi; në përbërje të kremit ajo gjithmonë duhet përdorur e kombinuar me lëndë të tjera.

Efekte anësore: s'ka. /Telegrafi/