Please enter at least 3 characters.

Vitality rikthehet në vendin e parë në ranglistën e HLTV, NAVI bie në pozitën e tetë

Vitality është rikthyer në krye të renditjes së ekipeve HLTV duke u nisur drejt vitit 2026 falë fitores së tyre në StarLadder Budapest Major, e cila tani i ka 149 pikë përpara vendit të dytë.

Lista më e re e HLTV World Ranking ka sjellë ndryshime të rëndësishme në majën e Counter-Strike, me Vitality që ngjitet në vendin e parë. Skuadra evropiane kryeson renditjen me 954 pikë, duke konfirmuar formën dominante në skenën ndërkombëtare.

Në pozitën e dytë zbret FURIA, që mbetet ekipi më i mirë nga Brazili me 805 pikë, ndërsa podiumi mbyllet nga Falcons, të tretët me 585 pikë.

MOUZ renditet e katërta me 479 pikë, ndërsa Spirit nga Rusia ngjitet në vendin e pestë me 439 pikë.

Lëvizjen më të madhe në top-10 e bën FaZe, që ngjitet në vendin e gjashtë me 378 pikë, teksa pas tyre vjen The MongolZ nga Mongolia me 354 pikë.

Në pozitën e tetë renditet NAVI i djaloshit nga Kosova, ‘makazze’, me 346 pikë, duke rënë për një pozitë pas Majorit të fundit.

Dy pozitat e fundit të dhjetëshes mbyllen nga Aurora e Turqisë me 209 pikë në vendin e nëntë dhe G2 në vendin e dhjetë me 202 pikë.

Renditja tregon një konkurrencë të fortë mes elitës botërore, ku çdo turne mund të sjellë përmbysje të reja në javët në vazhdim. /Telegrafi/