Please enter at least 3 characters.

Vishen njëjtë për 14 vite (Foto)

2016/01/vishen-nj-euml-jt-euml-p-euml-r-14-vite-foto_hd.jpg

Motrat që së bashku kanë fryrë 60 qirinjtë e tortës së ditëlindjes, kanë vendosur të vishen njëjtë, pasi i bënë të ndihen si të famshme.

Kathy Hefferman dhe Rosey Coles, vishen njëjtë kur shkojnë në punë, kur dalin në shëti, për të blerë gjërat e nevojshme, e madje edhe në shtrat.

Motrat bionde, janë veshur njëjtë kur kanë qenë adoleshente, por kjo ka ndryshuar kur janë martuar.

Për koincidencë, të dyja kanë mbetur të veja në vitin 2000, kur kanë vendosur që të marrin banesa, ngjitur me njëra tjetrën.

Fqinjët që vështirë dallohen nga të tjerët, e kanë shumë në qejf të bëjnë pazare të gjata, në vende të ndryshme.

Edhe pse kanë disa vjet, nuk kanë lënë anash asnjëherë daljet nëpër klube, ku pinë, vallëzojnë e njoftohen me njerëz të ri.

Për Kathy dhe Rosey është një kënaqësi kur bëjnë gati rrobat për të shkuar në pushime, duke i palosur së bashku veshjet e tyre favorite.

Atyre ju pëlqen vëmendja që marrin nga njerëzit, e madje në raste të shpeshta atyre u kërkohet që të bëjnë fotografi.

Motrat kanë vendosur që të vishen njëjtë gjatë tërë jetës së tyre, duke shpresuar se do të ketë ndonjë çmim rekord për këtë gjë.

Të veshura njëjtë natyrisht, ato po konkurrojnë në projekte të ndryshme, që jeta e tyre të bëhet shou real./Telegrafi/