Virgil Van Dijk, mbrojtësi më i mirë i vitit në Ligën e Kampionëve
29/08/2019
Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, ka fituar çmimin si mbrojtësi më i mirë nga UEFA.
Holandezi ka qenë fantastik në edicionin e kaluar me fanellën e The Reds.
Van Dijk arriti që të jetë lojtari kryesor i Liverpoolit që triumfuan në Ligën e Kampionëve.
28-vjeçari ka fituar titullin e mbrojtësit më të mirë të edicionit të kaluar në ‘Champions’. /Telegrafi/-


